Art&Argëtim

“Të arrestohet, i dha drogë Erlindit”, Kristiani sulmon hapur Arjan Konomin: Opinionist kasap, çfarë dështimi për një

26 Mars 2021, 11:19 Nga DOSJA

TIRANË– Konkurenti i “Për’puthen”, i quajtur Kristian i është përgjigjur publikisht akuzave të opinionistit Arjan Konomi, pasi ky i fundit kërkoi që të arrestohej pasi sipas tij, i kishte dhënë drogë një konkurenti tjetër.

Në një postim  të gjatë në ‘Instastory’, Kristiani shkruan se sipas tij, Konomi është opinionist kasap që thjesht do kurban rininë me potencial. Ai shkruan ndër rreshta se republika nuk ndërtohet duke rrëzuar njerëzit pozitiv, por duke i ndihmuar ata.

Papallagosin që ngjarja të mos kthehet personale por më personale nuk ka ku shkon, se kolektive është jo që jo. Më vjen keq që në frone mediatike shqiptare ulen opinionista kasap që thjesht duan kurban rininë me potencial. Diktator i mendimit!

E dini frikën më të madhe të Arjan Konomit? Mendoni kështu! Armiku më i madh i një libri është zjarri, uji dhe harresa. Frika e tij më e madhe është të harrohet. Jo vetëm që do harrohesh, por edhe nëse do të kujtohesh do të kujtohesh i dështuar. Cfarë dështimi për një opinionist dhe ish-këshilltar ministri me përgjegjësi politike! Republika nuk ndërtohet duke rrëzuar njerëzit pozitiv, por duke i ndihmuar ata.

Në moshën para-adoleshente kur e ndiqja Big-Brotherin e shikoja me admirim, qoftë edhe si një mentor të mundshëm por sa hipnotike qenka media. 

Nuk e di fiks se çfarë mund të të ngacmoj kur më shikon. Mbase edhe të ngacmoj diçka që ti e urren në veten tënde apo thjesht një mllef apo antipasti për mua që të buron nga zilia. Pavarësisht të gjithave unë për ty nuk kam zemër të inatosem, por vetëm të të ndihmoj. Dhe është gabim të të respektoj për nga mosha sepse dhe delirantët plaken“, ka shkruar Kristiani.

Dy ditë më parë, opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ka kërkuar që të arrestohet Kristiani, të cilin e akuzon se ka droguar një tjetër konkurent, Erlindin. Konomi tha se Kristjani i ka dhënë drogë që rrit ‘performancën’ Erlindit, por që i ka thënë se është çaj. Këtë substancë, Kristjani e quan maça dhe thotë se është çaj qetësues, por Konomi këmbëngul që është drogë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz arjan konomi kristiani i perputhen arjan konomi kristiani i perputhen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Mars 2021, 06:00

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 Prill Keni kaluar një periudhë të vështirë dhe tani ka ardhur koha që të merrni masa. Në punë ka mundësi të mira. Kthesat përfun...