Art&Argëtim

U bë pjesë e emisionit Italian “Tiki Taka”, Eva Murati zbulon se kush ia bëri ftesën: U kontaktova nga stafi, donin të

26 Mars 2021, 09:25 Nga DOSJA
U bë pjesë e emisionit Italian “Tiki Taka”, Eva Murati

ITALI– Moderatorja, Eva Murati ka zbuluar si e mori ftesën për të qënë pjesë e emisioni sportit italian “Tiki Taka”.

Në një intervistë për Tring Albania” ajo ka treguar se është kontaktuar nga stafi i produksionit dhe e ka cilësuar si një eksperiencë të paharruar.

“U kontaktova nga stafi i produksionit, donim ne të bënim një hyrje më të hershme në program, por e kisha me merak të mbyllja 1/16 e Champions League këtu në Shqipëri për të vazhduar me plane të tjera kështu që debutimi im në Mediaset u shty për pas shortit” – tha Eva.

Ajo ka treguar se ka njohur shumë figura të famshme të televizionit dhe sportit italian dhe se pjesëmarrësit në studio janë habitur kur e kanë parë si të ftuar përkrah tyre.

Të parin Piero Chiambtetti, prezantuesin historik të Mediaset që tashmë prezanton Tiki Takën, por që e kam ndjekur tek Chiambretti Night, Massimo Mauro, ish futbollist legjendar i cili ka dalë kampion Italie me Juventusin dhe me Napolin e Maradonës.

Francesco Graziani ose siç e thërrasin të gjithë Ciccio, kampion bote i Italisë së 82′, Nicola Berti, legjendë e Interit dhe nën-kampion bote, komentatorin Francesco Oppini dhe Pascal Vicedominin që e njoh në fakt nga një tjetër pasion timin, nga kinematografia sepse është krijues i festivalit të filmit Capri -Hollyëood. Të gjithë ishin shumë mikpritës në prapaskenë, sigurisht që u habiten kur panë se isha pjesë e të njëjtit panel me to pasi vajzat simpatike në Tiki Taka zakonisht i pozicionojnë në një tjetër vend të studios por më pas më përgëzuan për njohuritë për futbollin pasi emisioni filloi dhe u njohëm më mirë”, ka shtuar ajo.

Moderatorja rrëmbeu vëmendjen e italianëve me elegancën e saj gjatë prezences së saj në emisionin sportiv ku ishte e ftuar bashkë me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini.

(e.k./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz eva murati eva murati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Mars 2021, 06:00

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 Prill Keni kaluar një periudhë të vështirë dhe tani ka ardhur koha që të merrni masa. Në punë ka mundësi të mira. Kthesat përfun...