Ekonomi

Balluku në deklaratë për mediat: Finalizuam ankandin për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Spitallës

25 Mars 2021, 11:39 Nga DOSJA
Balluku në deklaratë për mediat: Finalizuam ankandin për

TIRANË-Kompania franceze Voltalia u shpall fituese sot në garën për të ndërtuar parkun fotovoltaik të Spitallës, me ofertën 29.89 euro për megavat. Voltalia ishte në garë me kinezët e “Universe Energy”, e cila ofroi çmimin 46 euro për megavat. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se është mbyllur me sukses ankandi për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Spitallës. Balluku tha se ky park do të ketë një kapacitet prej 100 megavat energji elektrike në një sipërfaqe 120 hektarë.

“Siç kemi rënë dakord shumë shpejt do të nisim ankandet fibride. Energjia e prodhuar nga parqet e erës do të jetë një ankand i ri përsa i përket kontentin, pasi shteti nuk do të angazhohet në vendosjen e tokës por do të jenë investitorët ata që do të sjellin paketën e plotë dhe do të garojnë për çmimin më të ulët. Komisioni do të nisë hapjen e ofertave ekonomike. 70 megavat do të blihen nga OSHEE me një çmim të mirë dhe 30 megavat do të tregtohen në tregun e lirë përmes bursës.”-tha Balluku. 


Ministrja deklaroi se janë dy kompani, një franceze dhe një kineze “Universal Energy” që janë në garë për të ndërtuar një park foto-voltaik në Spitallë. “Kompania Voltalia, franceze dhe kompania kineze që disa herë ka treguar interes dhe tashmë që prodhon kushtet teknike ka mundësi edhe ajo të garojë për të ndërtuar një park foto-voltaik në Shqipëri”-tha Balluku. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi belinda balluku parku fotovoltaik i spitalles belinda balluku parku fotovoltaik i spitalles

Sondazh

Poll