Art&Argëtim

“Kalle robi”!  Fjolla Morina e ‘djeg’ festën pak orë para dënimit me 6 vite burg

25 Mars 2021, 11:04 Nga DOSJA
“Kalle robi”!  Fjolla Morina e ‘djeg’ festën

KOSOVË– Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina ka festuar mbrëmë në një lokal nate, pak orë para vendimit të gjykatës me 6 vite burg.

E shpallur në kërkim, Morina publikuar mbrëmjen e djeshme disa video në ‘InstaStory’ ku tregon se ndodhet në Prishtinë, me partnerin e saj Fisnik Syla

Në pamjet që ka publikuar vetë Fjolla Morina, duket këngëtarja krah partnerit të saj duke kërcyer dhe duke kënduar me këngët e Robert Berishës live në një “lounge bar”, reksa shkruan “kalle robi”.

Ditën e sotme,  këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit, pasi u shpall fajtore për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’. Prokurori i çështjes, Edmond Karriqi kërkoi nga togat e zeza që këngëtarja të dënohej me 7 vite heqje lirie, ndërsa avokatja e saj kërkoi vetëm gjobë. 

Këngëtarja e njohur u arrestua më 19 shtator pasi u kap me armë në çantë teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës për t’u kthyer në Kosovë. Fillimisht ajo gënjeu togat e zeza, duke paraqitur një raport të rremë shtatzanie, i cili u hodh poshtë nga mjeku i Gjykatës. Megjithatë pavarësisht manipulimit të saj, Gjykata vendosi ta linte për 4 muaj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por nuk zgjati shumë dhe këngëtarja u largua nga banesa ku ndodhej në Kukës. Në rrjetet e saj sociale, zbuloi se fillimisht shkoi në Dubai, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Ndërsa aktualisht ndodhet në Maldive, vend ku edhe është martuar me biznesmenin Fisnik Syla. 

Bashkë me këngëtaren, në Morinë u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik, i cili nuk jeton më. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Mars 2021, 06:00

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 Prill Keni kaluar një periudhë të vështirë dhe tani ka ardhur koha që të merrni masa. Në punë ka mundësi të mira. Kthesat përfun...