Art&Argëtim

Shitet me vlerën marramendëse koleksioni i letrave të fshehta të Princeshë Dianës

25 Mars 2021, 08:45 Nga DOSJA
Shitet me vlerën marramendëse koleksioni i letrave të fshehta

ANGLI-Një ankand u zhvillua në Londër ku u shit për vlerën e 113.000 dollarëve koleksioni i letrave dhe i kartolinave të shkruara me dorën e Princeshë Dianës.

Letra të cilat ajo ja dërgonte mikut të familjes, Roger Bramble, të cilat kanë qënë të fshehura ne dollapin e familjes Bramble për gati tre dekada. Këto letra kanë qënë te shkruara ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.

Shumica e këtyre letrave tregojnë dramat e përjetuara nga princesha duke përfshire divorcin e saj, problemet me shëndetin mendor dhe presionin e madh me të cilin u përball. Gjithashtu letrat kanë nxjerrë në pah dhe karakterin e saj argëtues e qesharak në disa raste.

Në një letër që Diana i shkruan Roger Bramble, në daten 19 tetor 1995, Diana i referohet Mbretereshës si ‘Shefja”- dhe kjo mund te jetë arsyeja pse kjo letër u shit për rreth 12.000 dollarë

Fotot e Dianës dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t së bashku me një kartolinë Krishtlindjesh u përfshinë po ashtu në koleksion.

Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, tha në një deklaratë, familja Bramble.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz letrat e princesh dianes letrat e princesh dianes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Mars 2021, 06:00

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 Prill Keni kaluar një periudhë të vështirë dhe tani ka ardhur koha që të merrni masa. Në punë ka mundësi të mira. Kthesat përfun...