Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rakacolli bën apel: Në qendrat e votimit të respektohet distanca. Njerëzit të tregohen ndërgjegjsh

24 Mars 2021, 22:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Rakacolli bën apel: Në qendrat e votimit

TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e pyetur në lidhje me zgejdhjet e 25-prillit ka thënë se do të zhvillohen nën respektimin e masave antiCOVID.

E ftuar në ‘ReportTv’, Rakacolli, tha se qytetarët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm, dhe të respektojnë masat mbrojtëse, kundër Covid-19.

Më tej, ajo ka thënë se qytetarët në qendrat e botimit të respektojnë distancën sakaq thotë se kutitë e votimit duhet të vendosen në distancë.

“Janë marrë masa që dhe qendrat e votimit të kontrollohen dhe të respektohet distanca sa i përket numrit të kutive  që do të vendosen brenda një qendre votimi si dhe do të sigurohemi që brenda të rrijë numri minimal. Ashtu siç është ruajtur radha në market e banka edhe në qendrat e votimit, njeri duhet të jetë i ndërgjegjshëm vetë dhe duhet ta krijojë vetë atë”, tha Rakacolli.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mira rakacolli

Sondazh

Poll