Aktualitet

LAJM I MIRË për emigrantët shqiptarë në Greqi, Ministria e Emigracionit shtyn datat e lejeve të qëndrimit në vendin fqin

24 Mars 2021, 21:33 Nga DOSJA
LAJM I MIRË për emigrantët shqiptarë në Greqi,

GREQI- Greqia ka shtyrë deri në fund të këtij viti lejet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë në vend. Lawspot shkruan se lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi janë shtyrë për shkak të pandemisë së Covid. Këtë gjë e ka bëtë të ditur vetë Ministria e Emigracionit të Greqisë në faqën zyrtare të saj. Së bashku me lejet e qëndrimit do të shtyhen edhe vërtetimet blu, të cilat shërbejnë për rinovimin e lejeve të qëndrimit.

Kategoritë që përfitojnë:

Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021

Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit

Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.

Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.

Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara. Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021. Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera

Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit, periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet shqiptare ne greqi lejet e qendrimit ministria e emigracionit emigrantet shqiptare ne greqi lejet e qendrimit ministria e emigracionit

Sondazh

Poll