Aktualitet

Brataj: Ndjeva vetëm dhimbje krahu pasi bëra vaksinën. Personat që injektohen mos të shqetësohen nëse kanë temperaturë

24 Mars 2021, 21:21 Nga DOSJA
Brataj: Ndjeva vetëm dhimbje krahu pasi bëra vaksinën. Personat

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka thënë se pasi ka marrë vaksinën kundër Covid-19, ka pasur vetëm dhimbje krahu dhe asnjë shqetësim tjetër. 

I ftuar në emisionin “RealStory”, Brataj ka thënë se personat që marrin vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse, nuk duhet të shqetësohen, nëse kanë lodhje trupi, apo temperaturë. Sipas tij, nëse shfaqen këto simptoma, do të thotë që trupi ka reaguar.

“Unë e bëra vaksinë. Ndjeva dhimbje të krahut. Ai që ndihet keq, pavarësisht nga vaksina apo sëmundja, merr në tel tek 0800-ta. Aty ka një formular te ministria e Shëndetësisë ku plotësohen. Njerëzit marrin në tel, kur kanë simptoma. Kur kanë lodhje, dhimbje e temperaturë, janë normale për një vaksinë. Sa herë bëhet vaksina, organizmi përgjigjet, krijon antitrupa që ta izolojë. Dhe organizmi përgjigjet vet deri në këtë mënyrë, kur e drejton ushtrinë drejt atij agjenti. Ka shumë pak kontroindikacione nga vaksina.”, ka thënë Brataj. 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj vaksinimi kunder covid-19 koronavirusi ne shqiperi skender brataj vaksinimi kunder covid-19

Sondazh

Poll