Aktualitet

FOTO/ 8 kg kokainë dhe 13 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Janinë  

24 Mars 2021, 21:15 Nga DOSJA
FOTO/ 8 kg kokainë dhe 13 kg kanabis, arrestohet shqiptari në

GREQI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi është kapur me lëndë narkotike. Naftemporiki shkruan se policia e Janinës pati informacion se një makinë po transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, autoritetet policore gjetën në kofanon e një makine 16 pako heroinë me peshë 8 kilogramë dhe 13 pako me kanabis sative me peshe 13 kilogramë dhe 950 gramë. Shoferit i’u konfiskuan të gjitha sendet që kishte me vete së bashku me makinën.

Ndërkohë ai vetë u arrestua dhe mbi të rëndojnë akuzat e transportit të lëndëve narkotike. Çështja e tij do të dërgohet në prokurorinë Publike të Janinës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll