Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet ish-kreu i prokurorisë së Gjirokastrës

24 Mars 2021, 21:12 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet ish-kreu i prokurorisë

TIRANË – Kolegji Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit te Pavarur të Kualifikimit duke e shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, prokurorin Arben Pasho.

Vendimi u mor këtë të mërkurë nga KPA, me trupë të përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.48/2019, datë 09.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Pasho, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Pasho.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2021.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben pasho arben pasho

Sondazh

Poll