Aktualitet

300 mijë vaksina kineze nga Turqia?! Brataj: Nësër nuk vijnë të gjitha dozat, jam optimist që…

24 Mars 2021, 21:11 Nga DOSJA
300 mijë vaksina kineze nga Turqia?! Brataj: Nësër nuk vijnë

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama, në Turqi, për sigurimin e vaksinës kinezë.

I pyetur se nëse në vendin tonë do të vijnë 300 mijë vaksina, Brataj, i ftuar në emisionin ‘RealStory’, ka refuzuar të japë një shifër të saktë, duke shtuar se ditën e nesërme nuk do të vijnë të gjitha dozat. Më tej ai ka thënë se është optimist në procesin e vaksinimit.

“Ajo do të jetë vaksina kinezes e prodhuar nga Cinovax, numrin nuk e di. Është vaksinim masiv, por nuk është e thënë se do të vijnë nesër përnjëherë. Si Pfizer, siç do të vijë çdo javë, Astrazenca po ashtu do të vazhdojë sipas programit. Dhe Sputnik 5 që erdhi si dhuratë. Kemi njoftime që ka marrëveshje dhe tratativa me prodhues të autorizuara, por se sa nuk e di. Jam optimist që për faktin e ardhjes se vaksinave të tjera, ja si ndryshojnë gjërat për fatin e mirë. Kur po bëjmë debat edhe në rrjet, ku shumë njerëz thonë; ça na mbushni mendjen kur si keni vaksinat ende. Ndoshta duhet më shumë informacion. Njerëzit duhet të dinë se çfarë do të bëjnë. Nëse ke pasur alergji të tjera, duhet një kohë më e gjatë observimi nëse e bën atë.”– ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2021, 20:01

TIRANË– Familjarët e rojes së sigurisë së magazinës që ka mbetur mes flakëve presin me antkh që të marrin ndonjë lajm nga 33-vjeçari. Siç shi...