Aktualitet

Brataj: Ka nisur vala e tretë e Covid-19, ka një frekuencë të lartë të mutacionit britanik

24 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA
Brataj: Ka nisur vala e tretë e Covid-19, ka një frekuencë

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skënder Brataj ka deklaruar se tashmë ka nisur vala e tretë në të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Brataj tha se ka një frekuencë të lartë të mutacionit britanik dhe se harta e infektimeve është zgjeruar duke u shtrirë shumë nëpër fshatra. Për këtë arsye, siç tha dhe Brataj është vendosur mbajtja në fuqi e të njëjtave masa.

“Masat që kanë funksionuar deri tani kanë mbajtur nën kontroll infeksionin. Ka nisur vala e tretë në Europë, duke mos na përjashtuar as neve. Ka frekuencë të lartë të infeksionit anglez. Para dy javësh, kishim 105 qytete dhe fshatra, ku kemi bërë vizita vetëm për Covid. Tani janë më shumë vendbanime, ku virusi ka prezencë, pra harta është zgjeruar. Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane. Këto janë arsye se pse modeli që ka dhënë rezultat, të vazhdohet,”– u shpreh Brataj.

(F.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2021, 20:01

TIRANË– Familjarët e rojes së sigurisë së magazinës që ka mbetur mes flakëve presin me antkh që të marrin ndonjë lajm nga 33-vjeçari. Siç shi...