Aktualitet

24 Mars 2021, 20:01 Nga DOSJA

TIRANË– Familjarët e rojes së sigurisë së magazinës që ka mbetur mes flakëve presin me antkh që të marrin ndonjë lajm nga 33-vjeçari. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Shqiptarja.com, të dëshpëruar duke pritur prej katër orësh, familjarët e Arjan Salës përqafojnë njëri-tjetrin.

I riu ndodhet brenda magazinës prej afron pesë orësh dhe nuk përgjigjet në telefon. Vetë Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojen e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi.

Vatra është aktive prej katër orësh dhe roja ka mbetur mes flakëve. Magazina u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht raportohet se flakët janë aktivizuar pas një defekti elektrik. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll