Aktualitet

Nipi i ka ngelur mes flakëve, xhaxhai i rojes së magazinës: U fut të shpëtonte punëtorët dhe ngeci, veç Zoti më ndalon

24 Mars 2021, 19:08 Nga DOSJA
Nipi i ka ngelur mes flakëve, xhaxhai i rojes së magazinës: U fut

TIRANË– Xhaxhai i rojës së magazinës që ndodhet prej katër orësh në flakë kërkon që të hyjë të shpëtojë nipin. Në një prononcim për OraNews, ai shprehet se veç Zoti mund ta ndalojë që të futet në magazinë dhe shton se është i aftë edhe të përplaset me policinë.

Për nipin, Arjan Sala, ai thotë se është futur të shpëtojë punonjësit dhe ka mbetur vetë i bllokuar.

Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazine, në bodrum. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë. Ngjarja ka mbi dy orë e gjysmë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare. Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ndalur brenda. Reagimi është i vdekur. Nuk na japin asnjëlloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rendit. Këtu po lozin me neve. Kanë vënë në kordon aty. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda. Jo me ata jelek kuqët e jelek zinjtë pop o erdhëm në pikën zero do futemi. Veç Zoti më ndalon që të mos futem aty. Nuk dimë asgjë, asgjë nuk dimë,”- thotë ai.

Vatra është aktive prej katër orësh dhe roja ka mbetur mes flakëve. Magazina u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht raportohet se flakët janë aktivizuar pas një defekti elektrik. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll