Aktualitet

 Zall Bastari me gjysëm ure/ Fëmijët e lagjes “Gjonaj” rrezikojnë jetën çdo ditë për të shkuar në shkollë: Jan

24 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA
 Zall Bastari me gjysëm ure/ Fëmijët e lagjes

TIRANË-  Banorët e lagjes “Gjonaj” në Zall Bastar, çdo ditë ndihen të rrezikuar. 

Lagjia “Gjonaj” në Zall Bastar, prej vitesh lidhet me pjesën tjetër të fshatit vetëm përmes një ure, nga e cila ka mbetur vetëm gjysma. Shetësuese mbetet situata e fëmijëve, të cilët kalojë çdo ditë për të shkuar në shkollë, ndërkohë që ura pothuajse ka vetëm formë. 

Në këtë lagje jetojnë afro 10 familje, që edhe pse kanë bërë thirrje për ndërtimin e saj, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës.

“Ura ka 20 vjet që nuk është e kalueshme. Uji i madh aty, fëmijët e shkollës nuk kanë ku të kalojnë. Asgjë nuk kanë bërë deri sot, vetëm e kanë parë.”- ka thënë banori. 

Në një intervistë për Oranews, banorët dhë fëmijët shprehen të shqetësuar, duke thënë se kalojnë çdo ditë mbi drasat e kalbura për të shkuar në shkollë.

“Nuk mund të kalojmë, janë thyer dërrasat.”

“Kalojmë me vështirësi, baballarët tanë na kalojnë.”

Siç mund të shihet, në videon e siguruar nga Oranews, struktura e mirëfilltë mungon totalisht.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet femijet ne lagjen gjonaj femijet ne lagjen gjonaj

Sondazh

Poll