Aktualitet

Zjarri tek magazina e qendrës tregtare, roja i objektit është bllokuar brenda, prej dy orësh ndodhet mes flakëve

24 Mars 2021, 18:55 Nga DOSJA
Zjarri tek magazina e qendrës tregtare, roja i objektit është

TIRANË– Roja i magazinës që është përfshirë nga flakët pasditen e sotme është bllokuar brenda. Rerport TV raporton se roja ka mbetur i bllokuar brenda magazinës në momentin që ka rënë zjarri.

Nga ana tjetër, Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për një punonjës sigurie të magazinës, që ndodhet prej dy orësh mes tymit dhe rrezikon të asfiksohet apo të humbasë edhe jetën. Ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me personin e bllokuar.

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj e mohoi duke thënë se flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz. 

Magazina u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht raportohet se flakët janë aktivizuar pas një defekti elektrik. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet magazina ne tirane tirane digjet magazina ne tirane tirane

Sondazh

Poll