Aktualitet

E rëndë në Itali/ U përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë, humb jetën 30-vjeçarja shqiptare (EMRI) 

24 Mars 2021, 18:33 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ U përplas nga një mjet i tonazhit

ITALI– Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën, në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ndodhi natën e kaluar, në Celle Ligure në Itali, ku për fat të keq ka humbur jetën Denada Nerjaku, banuese në Vado Ligure.

Mediat bëjnë me dije, se 30-vjeçarja, fillimisht është transportuar menjëherë në spital, po për fat të keq nuk ka arritur, t’u shpëtojë plagëve të rënda që mori, ku fatëkeqësisht humbi dhe jetën.

Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e Nerjaku-t e cila ishte nënë e një vajza. Prokuroria lokale tashmë po heton këtë aksident.

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet denada nerjaku denada nerjaku

Sondazh

Poll