Aktualitet

Viktimë në magazinën që po digjet? Drejtori i zjarrfikëses: Nuk ka dëme në njerëz, po punojmë me flakët prej dy orësh

24 Mars 2021, 18:33 Nga DOSJA
Viktimë në magazinën që po digjet? Drejtori i

TIRANË– Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka mohuar që zjarri në magazinën e qendrës tregatre të ketë shkaktuar dëme në njerëz. Në një intervistë për Report TV, Goxhaj mohoi raportimet nga mediat se ka viktima brenda magazinës dhe tha se punonjësit e zjarrfikëses janë aty prej dy orësh, në luftë me flakët.

“Kemi më shumë se 2 orë që po punojmë dhe jemi drejt vënies nën kontroll të situatës. Zjarri është shumë i rrezikshëm. Për momentin duhet të eleminojmë zjarrin, për shkaqet do flasim më vonë. Në magazinë nuk ka shumë flakë por është amienti i mbushur me tym, vetë pozicioni i magazinës nuk lejon që zjarri të marrë përmasa të mëdha por ka tym. Por kjo situatë është duke kaluar. Për pak kohë jemi duke e vënë nën kontroll,”– tha ai.

Më herët u raportua se një person kishte humbur jetën brenda kësaj magazine. Ngjarja u raportua pasditën e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht raportohet se flakët janë aktivizuar pas një defekti elektrik. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet magazina ne tirane shkëlqim goxhaj tirane digjet magazina ne tirane shkëlqim goxhaj tirane

Sondazh

Poll