Aktualitet

Ogerta Manastirliu thirrje: Aplikoni për t’u punësuar në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit 

24 Mars 2021, 18:10 Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu thirrje: Aplikoni për t’u punësuar në

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë thirrje të gjithë infermierëve, mjekëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, Manastirliu ka thënë, se mjekët dhe infermierët duhet të plotësojnë kriteret që të përzgjidhen për të punuar në këtë spital.

Më tej ajo thotë se Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore.

POSTIMI I PLOTË: 

THIRRJE PËR APLIKIM/ Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore, ku vlerësimi mbi bazën e performancës të secilit do të sjellë një standard të ri të shërbimit për qytetarët. Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë, mjekëve, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me specialistët e menaxherët turq, pjesë e këtij projekti ambicioz që falë bashkëpunimit me ekselencën turke, do të transferojë dijen e sistemit publik shëndetësor të Turqisë në sistemin tonë, duke i hapur rrugë një faze të re të Reformës në Shëndetësi
Apliko tani.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll