Aktualitet

Bashkia Tiranë vijon shërbimet ekstra, furnizon sërish picerinë me dru, ndërron makinën, por e ‘tradhëton’ logoja

24 Mars 2021, 17:49 Nga DOSJA
Bashkia Tiranë vijon shërbimet ekstra, furnizon sërish

TIRANË– Bashkia Tiranë vijon të ofrojë shërbime ekstra në një piceri në kryeqytet. Dosja.al ka siguruar një foto ku shihet se këtë herë, me një tjetër makinë, punonjës të Bashkisë Tiranë janë paraqitur pranë picerisë për dërguar furnizimin e radhës me dru.

Këtëherë, Bashkia ka vendosur të përdorë në tjetër mjet, por logoja e vendosur në xhamin e parmë të furgonit e ka ‘tradhëtuar’. Dosja.al ka raportuar edhe më herët për këto ‘shërbime ekstra’. Si çdo javë në të njëjtin vend, makina e Bashkisë Tiranë dërgon dru për zjarr në këtë piceri, me një korrektësi që edhe dëshmitarët okularë e admirojnë. 

Vetë Bashkia Tiranë tregon se subjekti në fjalë është klient i APR prej disa viteve dhe furnizohet periodikisht me dr u zjarri nga Sektori i Prodhimit dhe Shitjes si dhe faturohet sipas VKB-së së tarifave. APR, referuar kuadrit ligjor për pyjet dhe nënproduktet e tij, është i vetmi entitet/subjekt që lejohet të tregtojë material drusor.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes bashkia e tiranes

Sondazh

Poll