Aktualitet

E RËNDË/ Digjet magazina e qendrës tregtare në Tiranë, roja i bllokuar prej orës 16:00, xhaxhai i përlotur: Do futem ta n

24 Mars 2021, 16:41 Nga DOSJA
E RËNDË/ Digjet magazina e qendrës tregtare në Tiranë,

TIRANË– Një magazinë e qendrës tregtare “Casa Italia” është përfshirë nga flakët dhe po digjet qw prej orws 16:00. Roja i objektit, shefi i sigurisë, Arjan Sala ka mbetur i bllokuar dhe familjarët e tij janë të frikësuar për fatin e të riut.

Xhaxhai i Salës, i dëshpëruar, kërkon që të futet brenda magazinës për të shpëtuar nipin e tij, për të cilin thotë se është futur të shpëtojë punëtorët e tjerë, por është bllokuar vetë. “Vetëm Zoti më ndalon,”– thotë ai, ndërsa autoritetet nuk i japin asnjë informacion dhe nuk e lënë të hyjë.

Nga ana tjetër policia nuk ka dhënë detaje për bllokimin e rojes mes flakëv, e ndërsa, drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj e mohoi.  Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet se policia dhe zjarrfikësja kanë rrethuar të gjithë qendrën tregtare. Për shkak të pozicionit ku gjendet magazine, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve.

Në video dëgjohet edhe njerëz që bërtasin dhe kërkojnë shpjegime për të afërmit e tyre, të cilët mund të rrezikohen nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.

Gjithsesi, edhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe hetimet vijojnë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet magazina ne tirane tirane digjet magazina ne tirane tirane

Sondazh

Poll