Aktualitet

Shembja e dështuar me tritol në Astir, qytetarët nxjerrin pamjet: Po na vrasin në shtëpi, na janë thyer xhamat e makinave

24 Mars 2021, 16:35 Nga DOSJA
Shembja e dështuar me tritol në Astir, qytetarët nxjerrin pamjet:

TIRANË– Shembja e dështuar e një pallati me shpërthim të komanduar me tritol në zonën e Astirit në Tiranë ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë dhe apartamenteve të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Siç shihet edhe në videot e dërguara nga vetë qytetarët në JOQ, xhamat e shumë shtëpive janë thyer, ndërsa në ballkohet e tyre kanë përfunduar edhe copëza muresh.

Po na vrasin në shtëpi, e kanë shpërthyer pa njoftim. Na kanë dëmtuar të gjitha shtëpitë, ja urdhëro të komshinjve. Janë thyer edhe xhamat e makinave poshtë. Të gjithëve. Shikojini vetë dëmet. Na kanë ardhur gurët dhe të gjitha deri në derën e shtëpisë,”- shprehet qytetari në video.

Sot u tentua që të shembej një pallat në zonën e Astirit, por procesi nuk u përfundua me sukses. Situata e krijuar ka sjellë edhe panik te banorët e zonës, të cilët nuk ishin lajmëruar për shpërthimin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet astir astir

Sondazh

Poll