Aktualitet

I shpëtuan atentatit në Shkodër, lihen në masën “arrest me burg” dy vëllezërit Doçi, ende të shtruar në spital

24 Mars 2021, 16:16 Nga DOSJA
I shpëtuan atentatit në Shkodër, lihen në masën

TIRANË– Marjan dhe Hoten Doçi, vëllezër, përkatësisht 23 vjeç dhe 30 vjeç janë lënë në masën “arrest me burg”, tre ditë pas arrestimit të tyre. Dosja.al ka mësuar se masa e sigurisë, vëllezërve u është komunikuar në spitalin Ushtarak, ay ku janë të shtruar prej tre ditësh, pasi i shpëtuan atentatit në Shkodër.

Dy vëllezërit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se nuk e kanë idenë përse janë qëlluar me armë zjarri nga i shpalluri në kërkim për ngjarjen, Besmir Perkola.

Madje këtë të fundit, ata shprehen se nuk e njohin. Atentati ndaj dy vëllezërve u regjistrua mbrëmjen e 20 marsit, ndërsa të nesërmen dy vëllezërit u vunë në pranga. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, pasi janë përplasur me armë zjarri me Perkolën.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet besmir perkola hoten doci marjan doçi besmir perkola hoten doci marjan doçi

Sondazh

Poll