Ekonomi

Gent Sejko: Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike me 4.9% për këtë vit

24 Mars 2021, 15:58 Nga DOSJA
Gent Sejko: Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike me 4.9%

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ditën e sotme ka folur rreth situatës ekonomike në dy vitet e fundit në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, Sejko është shprehur se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Në fjalën e tij Sejko, ka theksuar se parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar se situata varet edhe nga pandemia. Sejko ka deklaruar se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.

“Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga një stimul i konsiderueshëm monetar dhe fiskal, nga reduktimi i pasigurisë, si dhe nga rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik botëror. Këta faktorë pritet të nxitin rritjen e konsumit, të eksporteve dhe të investimeve, si dhe të rritin gradualisht të ardhurat në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e kërkesës do të ndihmojë rritjen e punësimit, duke u përkthyer më tej në rritje të pagave dhe në një kthim gradual të inflacionit drejt objektivit brenda vitit 2022. Në çdo rast, këto projeksione mbështeten në supozimin e reduktimit progresiv të pandemisë gjatë vitit 2021, dhe janë të kushtëzuara dukshëm prej saj. Ecuria e pandemisë dhe ndikimi i saj në ekonomi kanë qenë dhe vijojnë të mbeten burim pasigurie në parashikimet ekonomike. “Kushtet monetare stimuluese kanë mbështetur rritjen e kredisë bankare, e cila ka vijuar të jetë një burim i qëndrueshëm financimi për familjet dhe kompanitë shqiptare. Vëllimi i kredisë bankare për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore prej 7.1% në muajin shkurt. Zgjerimi i kredisë ka qenë relativisht i balancuar, në drejtim të strukturës së monedhave, në drejtim të përfituesve biznese apo individë, si dhe në drejtim të destinacionit për financimin e investimeve apo mbulimin e kapitalit qarkullues. Po ashtu, sinjale inkurajuese në drejtim të rritjes së efektivitetit të politikës monetare vijnë nga zgjerimi progresiv i peshës së kredisë në lekë ndaj totalit. Ky tregues shënoi vlerën 50% në fillim të vitit 2021.  Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin jeter 4.1%. Sa më shpejt të vaksinohet popullsia dhe të vaksinohet popullsia aq më shpejt do të përmirësohen dhe treguesit ekonomikë.Sezoni veror është një test se si do të vijojë rritja ekonomike”,- tha ai. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko gent sejko

Sondazh

Poll