Aktualitet

Sherr në Durrës, kryesuesja e listës së LSI-së përleshet fizikisht me shokun e djalit të Lefter Kokës, të dy përfundoj

24 Mars 2021, 15:56 Nga DOSJA
Sherr në Durrës, kryesuesja e listës së LSI-së

DURRËS– Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në qytetin e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Elona Guri është përfshirë në një konflikt fizik me shokun e djalit të Lefter Kokës. Dosja.al ka mësuar se sherri ka ndodhur në qytetin bregdetar të mesditës së sotme, në momentin që Guri kishte dalë në terren për të zhvilluar takime me qytetarë.

Gjatë takimeve, Guri është ndeshur me shokun e djalit të Kokës, personin me incialet Ç.K., dhe të dy janë konfliktuar fizikisht. Sherri ka agravuar edhe është dashur ndërhyrja e policisë që të dy të ndaheshin. Më pas te dyja palët janë dërguar në komisariat, ku Guri u shpreh se ka bërë kallëzim për personin në fjalë.

Por përse nisi sherri?

Elona Guri, pretendon se Lefter Koka dhe anëtarët e shtabit të tij elektoral kanë vendosur pajisje përgjimi në zyrat e LSI-së në Durrës. Sipas Gurit kjo gjë bëhet për të identifikuar qytetarët që u bashkohen, për t’i kërcënuar dhe intimiduar ata me vendin e tyre të punës.

Për këtë denoncim publik, Guri ka kërkuar hetim nga organet përkatëse. Nga pala tjetër e konfliktit nuk ka ende asnjë reagim pas sherrit. Vetë Guri, në një prononcim për Abcnews mohoi më pas që kishte përplasje fizike. Ajo tha se ka bërë vetëm një kallëzim për pajisjet përgjuese. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burre e grua perleshen ne rruge durres elona guri burre e grua perleshen ne rruge durres elona guri

Sondazh

Poll