Art&Argëtim

Familjes Mbretërore i shtohet një trashëgimtar i ri, mbesa e mbretëreshës Elizabeth II, Zara Tindall sjell në jetë një d

24 Mars 2021, 15:33 Nga DOSJA
Familjes Mbretërore i shtohet një trashëgimtar i ri, mbesa e

BRITANI– Mbretëresha Elizabeth II ka një stërnip të ri, pasi mbesa e saj e madhe, Zara Tindall, lindi djalë në shtëpi të Dielën në mbrëmje.

Burri i saj, Mike Tindall, i cili ka qenë kapiten i ekipit anglez të ragbit, njoftoi lindjen gjatë një episodi të podcastit të tij, “Të Mirë, Të Keq dhe Rugby”, botuar të Mërkurën.

Sipas CNN, djali lindi në dyshemenë e banjës së shtëpisë së tyre në Gloucestershire në Anglinë jugperëndimore, rreth orës 6 pas mbrëmjes, pasi ai arriti shumë shpejt dhe Tindall nuk pati kohë të shkonte në spital.

Zara Tindall është vajza e Princeshës Anne, fëmija i dytë i Mbretëreshës dhe kushërira e parë e Princ William dhe Harryt. Mbërritja është stërnipi i 10-të i monarkut dhe është i 22-ti në radhë të fronit.

Foshnja, u quajt Lucas Philip, në nder të Dukës së Edinburgut, dhe për këtë Mbretëresha Elizabeth dhe Duka i Edinburgut, janë tepër të lumtur dhe shpresojnë të shohin stërnipin e tyre së shpejti, tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz mbretëresha elisabeta ii zara tindall mbretëresha elisabeta ii zara tindall

Sondazh

Poll