Aktualitet

Si i pranon Agjenia e Barnave në Shqipëri vaksinat? Fico shpjegon procedurën: Siç ndodh në të gjithë botën, është e ka

24 Mars 2021, 14:33 Nga DOSJA
Si i pranon Agjenia e Barnave në Shqipëri vaksinat? Fico shpjegon

TIRANË– Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka shpjeguar procedurën se si Agjencia Kombëtare e Barnave në Shqipëri jep aprovimin për futjen e vaksinave në të gjithë botën. 

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ku u komunikua dhe vazhdimi i mbylljes së vendit në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, Fico tha se procedura është e kahershme dhe ndiqet njësoj si në të gjithë botën. 


Pjesë nga biseda:

Pyetje: Përshëndetje, a mund të dimë se cila është procedura që ndjek Agjencia jonë Aombëtare e Aarnave për futjen e vaksinave në vendin tonë?

Albana Fico: Unë nuk jam përfaqësuese e Agjencisë por më lejoni t’ju them që është rregullatori strikt dhe përcaktohet në ligje të amenduara edhe kohët e fundit. Këto vaksina që janë shpërndarë në të gjithë botën, jo vetëm tek ne, vijnë bazuar në autorizime emergjence nga FDA ose certifikimin e EMA. Gjithmonë depozitohet një paketë dokumentash, i përcillet agjencisë. Është e kahershme në raport me vaksinat. Mbi bazën e vlerësimit të disa dokumenteve të rëndësishme siç është certifikiata e analizës, origjinës dhe shkojnë për llogari të sigurisë së vaksinës. Bazuar mbi këtë jepet autorizimi. Kjo është pjesa më e kollajtë. Pjesa tjetër është ndjekja e dinamikës së injektimit të vaksinës në popullatë.

LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021 albana fico komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021

Sondazh

Poll