Aktualitet

A mund të merren dy doza vaksinash të ndryshme? Fico: Ka përpjekje me Astrazeneca dhe Sputnik V, por asgjë përfundimtare

24 Mars 2021, 14:27 Nga DOSJA
A mund të merren dy doza vaksinash të ndryshme? Fico: Ka

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka treguar se deri më tani nuk rekomandohet që një qytetar të marrë dy doza të vaksinave të ndryshme.

E pyetur për këtë gjë në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ku u komunikua dhe vazhdimi i mbylljes së vendit në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, Fico tha se ka përpjekje me Astrazeneca dhe Sputnik V, por janë në faza elementare.


Deri më sot prodhuesit kanë sugjeruar përdorimin e të njëjtës vaksinë. Bota sot po prodhon plot gjëra. Ka disa përpjekje, përshembull Astrazeneca dhe Sputnik V, por janë në faza elementare. Përsa kohë nuk është arritur në asnjë përfundim, ne do tu vijojmë siç kemi bërë, vaksinimin me të njëjtën vaksinë,”- tha ajo ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021 albana fico komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021

Sondazh

Poll