Aktualitet

A do rihapen auditoret? Rakacolli: Për momentin jo, shifrat në ditët në vazhdim do na tregojnë nëse mund të ndodhë

24 Mars 2021, 14:19 Nga DOSJA
A do rihapen auditoret? Rakacolli: Për momentin jo, shifrat në

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli nuk ka dhënë një dritë jeshile për rikthimin e studentëve në auditore dhe hapjen e universiteteve.

Nga mbledhja e Komitetit ku u komunikua dhe vazhdimi i mbylljes së vendit në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, Rakacolli tha se për momentin nuk mund të lejohet një hape e tillë, por shifrat në vijim do të bëjnë që situata të ndryshojë. 

Ne i kemi shqyrtuar të gjitha situatat dhe kemi parasysh që të mos rritet niveli i infeksionit. Masat që janë aktuale mund të sjellin një tjetër diskutim që mund të lejojë rihapjen e auditorëve, por për momentin nuk mun ta lejojmë një hapje të tillë,”– tha ajo ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll