Aktualitet

Albana Fico: Shifrat kanë rënë, respektoni masat, rastet e fataliteteve më të larta tek meshkujt

24 Mars 2021, 14:11 Nga DOSJA
Albana Fico: Shifrat kanë rënë, respektoni masat, rastet e

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico theksoi se shifrat e Covid-19 kanë rënë në vendin tonë si për rastet e viktimave ashtu edhe për të infektuarit.

E pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku u komunikua dhe vazhdimi i mbylljes së vendit në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, Fico se meshkujt janë në disavantazh për numrin e fataliteteve, ndërsa bëri apel për respektim të masave.  

“Ashtu siç dhe u theksua ne kemi monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën e Covid-19. Poziitiviteti i mostrave ka rënë dhe është ulur, numri total i rasteve aktive ka pësuar ulje, ka shkuar në 33 974. Bashkitë e prekura kanë rënë në numra. Gjithmonë mbetet raporti femra meshkuj me 52-48 me fatalitete në grupin e meshkujve. Numri i të shtruarve ka rënë në 334 nga 476. Edhe pse ne kemi vzhduar me vaksinimin e popullatës, një gjë duhet ta kemi të qartë që nuk janë ulur në një mënyrë aq drastike që të konsiderojmë masa të një niveli tjetër. Harta e Evropës tregon rritje të numrave. Dua të apeloj tek qytetarët për vendosjen e maskave, distancimi, higjienizimi, respektimi i masave është thelbësore. Nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore emergjente drejtojuni 127,”- tha ajo ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021 albana fico komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021

Sondazh

Poll