Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fus

24 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet

TIRANË– Shifrat kanë ardhur drejt rënies, por Komiteti Teknik i Ekspertëve ka konsideruar të arsyeshme që të lërë në fuqi masat kufizuese aktuale për shkak të pandemisë së Covid-19, të cilat vijojnë prej gjashtë javësh. Edhe për dy javë të tjera, deri më 7 prill 2021, Shqipëria do të vijojë të jetë e mbyllur gjatë fashës orare 20:00-06:00.

Gjatë kësaj fashe orare, siç edhe deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve, nuk lejohet që të lëvizin qytetarët, përveç rasteve të emergjencës dhe arsye pune, raste kur duhet të jeni të pajisur me leje nga ‘E-Albania’. Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery. Shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online, në zonat e riskut të lartë, si: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë. Universitetet do të vijojnë me mësimin online, ndërsa fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara

E pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat. Ndërkohë që nesër pritet që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të zhvillojne mitingje në dy sheshet kryesore të Tiranës, Rakacolli tha prerë se grumbullimi i më shumë se 10 personave nuk lejohet, duke bërë kështu apel për respektim të masave. Mira Rakacolli, deklaroi se në spitale vijon të ketë shtrime të moshave të reja. Rakacolli tha se mes të rinjve që janë të shtruar në spitale, ka edhe që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo më shumë se më parë. Edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se ka rënë numri i telefonatave të emergjencës, por shtoi se në dy ditët e fundit ka pasur një rritje të vogël të telefonatave.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico theksoi se shifrat e Covid-19 kanë rënë në vendin tonë si për rastet e viktimave ashtu edhe për të infektuarit. Fico tha se meshkujt janë në disavantazh për numrin e fataliteteve, ndërsa bëri apel për respektim të masave. E pyetur nëse rekomandohet që një qytetar të marrë dy doza të vaksinave të ndryshme, Fico tha se ka përpjekje me Astrazeneca dhe Sputnik V, por janë në faza elementare, kështu që do të vijohet siç është bërë deri më tani.

Albana Fico shpjegoi edhe procedurën se si Agjencia Kombëtare e Barnave në Shqipëri jep aprovimin për futjen e vaksinave në të gjithë botën. Fico tha se procedura është e kahershme dhe ndiqet njësoj si në të gjithë botën.  Ndërsa Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP nuk ka dhënë detaje në lidhje me vaksinën kineze që pritet të marrë Shqipëria. E pyetur se sa doza mund të vijnë në vendin tonë nga vaksina Coronavac, Tomini tha se çdo detaje pritet të zbardhet mbrëmjen e sotme.

Masat që mbeten në fuqi:

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021 komiteti teknik i eksperteve 24 mars 2021

Sondazh

Poll