Aktualitet

Nuk kishin vendosur maskë! Policia vendos 709 gjoba brenda 24 orëve, ndëshkon dhe dy pronarë biznesesh

24 Mars 2021, 13:38 Nga DOSJA
Nuk kishin vendosur maskë! Policia vendos 709 gjoba brenda 24 orëve,

TIRANË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 709 shtetas që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit. Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.


NJOFTIMI:

Ndëshkohen me masë administrative 709 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
 Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll