Art&Argëtim

Mikesha e Linda Ramës promovon Elisa Spiropalin në kohë fushate, lavdet: Grua e fortë, ka dëshirë të zjarrtë për…

24 Mars 2021, 11:34 Nga DOSJA

TIRANË-Elisa Spiropali është gruaja e radhës në kopertinë të revistës ‘Global Woman’. Revista e cila herë pas here ka në kopertinë një grua të njohur shqiptare, këtë radhë kishte Spiropalin. Ajo ka bërë një rrëfim për jetën e saj, si deputete, ministre, grua dhe nënë.

Mirëpo, revista në të cilën shfaqet Spiropali është në pronësi të mikeshës së mirë të Linda Ramës, Mirela Sulës.

Reklama për ministren, vjen në këtë periudhë fushate, nga një person brenda për brenda familjes së kryeministrit Rama, ku miqësia e tyre tashmë dihet. Linda dhe Mirela janë mikesha dhe në media është raportuar jo pak herë për bashkëpunimet mes tyre.

Revista e cila jo pak herë i ka bërë reklamë Linda Ramës, e quan Spiropalin si ‘ shembull për politikën shqiptare’ si dhe grua e cila ka ‘dëshirë të zjarrtë për artin…’

Një pjesë nga artikulli:

Elisa Spiropali e ka treguar veten se është një grua e fortë. Si deputete, si minister, si grua në politikë, ajo ka ditur t’i bëjë ballë sulmeve, kritikave dhe ia ka dal të triumfojë me forcën që e karakterizon. Jemi mësuar ta shikojmë në debate televizive, ku përballet ashpër dhe me argument, ndaj për të, por edhe për publikun një intervistë ndryshe është risi. Natyrisht që Global Woman do të ishte dritarja e duhur për një femër, që tashmë është shndërruar në shembull për politikën shqiptare. Elisa na zbulon se jo gjithmonë ka qenë e lehtë, ka pasur moment dëshpërimi, momente të vështira, por ashtu si ajo shprehet, tanimë nuk ka kthim pas. Nuk ka ngurruar të ndajë me në edhe disa këshilla për rininë shqiptare, që më së shumti janë këshilla jete. Jashtë politikës, ministrja është si çdo grua tjetër, e angazhuar me familjen, fëmijët dhe me një dëshirë të zjarrtë për artin…

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz elisa spiropali linda rama mirela sula elisa spiropali linda rama mirela sula

Sondazh

Poll