Art&Argëtim

‘Udhëtimi i Njerëzimit’, piktura më e madhe në botë e artistit britanik, Jafri shitet për 62 milion dollarë, të gjit

24 Mars 2021, 10:25 Nga DOSJA
‘Udhëtimi i Njerëzimit’, piktura më e madhe në

BRITANI– Puna e artistit britanik, Sacha Jafri e përbërë nga piktura më e madhe në botë në kanavacë është shitur për 62 milion dollarë në një ankand në Dubai, thanë organizatorët të Martën.

‘Udhëtimi i Njerëzimit’ është i ndarë në 70 seksione të përshtatura që shtrihen në 1,595,76 metra katrorë, ekuivalente me gati katër fusha basketbolli.

Organizatorët thanë në një deklaratë se puna u shit për 62 milion dollarë, dyfishi i shumës së synuar, dhe paratë shkuan për bamirësi duke ndihmuar fëmijët. Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai, bleu të 70 segmentet të hënën në një ankand.

Sipas Guardian, vepra, e konfirmuar nga Rekordet Botërore Guinness si vepra më e madhe e artit, ishte shfaqur në sallën e Balls të Atlantis në hotel Palm, dhe fillimisht ishte menduar të shitej në segmente.

Jafri kishte synuar të mblidhte 30 milion dollarë për të financuar iniciativa shëndetësore, sanitare dhe arsimore për fëmijët në vendet e varfëra të botës. Artisti bashkëkohor 44-vjeçar shpreson që piktura e tij të shkaktojë një lëvizje humanitare. Fëmijët nga 140 vende paraqitën vepra arti në internet për t’u përfshirë në krijimin e Jafri, i cili përfundoi në fund të Shtatorit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz andre abdoune sacha jafri andre abdoune sacha jafri

Sondazh

Poll