Aktualitet

Biznesi i përpunimit të hekurit në krizë, Jorida Tabaku: Nuk premtojmë mrekulli, por konkurencë të ndershme

24 Mars 2021, 10:20 Nga DOSJA
Biznesi i përpunimit të hekurit në krizë, Jorida Tabaku: Nuk

TIRANË– Sipërmarrës e punonjës janë takuar ditën e sotme me kandidaten për deputete të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku. Gjatë takimit ata kanë shprehur shqetësimin për çmimet e rritura, të cilat rëndojnë drejpërdrejtë në biznesin apo jetën e tyre.

Kam 20 vite që punoj. Çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i rritur. Në këtë gjendje nuk ka qenë asnjëherë. Kam pasur deri në 6 punetorë, një periudhë kohe kam pasur deri në 15, kurse tani 2-3 i mban dot a nuk i mban dot”– thotë i shqetesuar sipërmarrësi.


Krahas çmimeve të lëndës së parë, ata treguan se janë dëmtuar edhe nga rritja e çmimit të energjisë elektrike apo edhe nga taksat, qëndrore e lokale, si dhe u braktisën nga qeveria gjatë pandemisë.

“Faturat dhe kilowati është rritur në stratosferë, nuk e përballon dot. Tarifa lokale që u rriten të gjitha, u shtua tarifa e infrastukturës! I paguajmë të gjitha tek fatura e ujit.
Çohu nga mëngjesi ,në 9 të darkës edhe vetëm jeton. Vetëm kaq! Për pandeminë na dha 400 mijë lekë, ndërsa siguracione paguaj 450 mijë lekë.”- u shpreh sipërmarrësi.

Tabaku tha se Partia Demokratike nuk premton mrekullira, por garanton konkurencën e ndershme dhe reduktimin e burokracive, si dy nevoja kokrete për të lejuar biznesin e ndershëm të zhvillohet.

“Unë mendoj që Shqiperia bëhet ,nga njerëz të ndershëm si ju , por që ju duhet të keni mundësinë. Nuk ju premtoj mrekullira ,që njerëzit e dinë që nuk realizohen. Ju keni nevojë për dy gjera të vogla konkrete dhe kush janë? E para është konkurrenca e ndershme, që të hapet tregu dhe të keni mundësi të punoni. E dyta është reduktimi i i gjithë burokracive. Absolutisht asgjë tek asnjë zyrtar shteti, sot dalin si banda lëshohen.”– tha Tabaku.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll