Aktualitet

Sërish reshje dëbore në Peshkopi! Fshatrat e thella ende pa energji elektrike

24 Mars 2021, 09:55 Nga DOSJA
Sërish reshje dëbore në Peshkopi! Fshatrat e thella ende pa

PESHKOPI– Reshjet e dëborës kanë nisur sërish në Peshkopi të Dibrës. Vendi është nën ‘pushtetin’ e akullit dhe temperaturave të ulëta, ndërsa prej disa ditësh zona e Dibrës vijon të ketë probleme me energjinë elektrike.

Mësohet se rrugët e disa fshatrave të thella kanë probleme me qarkullimin në rrugë rurale.

Sot pas 72 orësh, edhe zonat për rreth qytetit të Dibrës janë pa energji elektrike.  Njësitë administrative Melan, Luzni, Arras, Zall Dardhë, Reç, Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë kanë më shumë se 72 orë pa energji elektrike.

Ndërkohë sipas MeteoAlb, ditën e sotme në vend do të ketë një rënie të temperaturave.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll