Art&Argëtim

Ceremonia e Oscar 2021 pa prezantues, ‘thyhet’ tradita për të tretin vit rradhazi

24 Mars 2021, 09:50 Nga DOSJA
Ceremonia e Oscar 2021 pa prezantues, ‘thyhet’ tradita për

SHBA– Të gjithë janë kurioz se si do të mbahen çmimet Oskar 2021, ku skenarist do të jetë Steven Soderbergh që punon në prapaskenë për ta realizuar atë. Mesa duket diçka do të jetë e përbashkët nga viti i kaluar dhe ndryshe nga tradita, nuk do të ketë prezantues.

Sipas Vox, transmetimi i ardhshëm televiziv i çmimeve Oskar, nuk do të ketë një prezantues të vetëm, pasi producentët kanë vendosur që persnoazhe të ndryshme të bëjnë prezantimet e çdo kategorie.

Ky do të jetë Oskari i tretë me radhë pa një prezantues, pasi në vitin 2019, komediani Kevin Hart u largua nga drejtimi pas akuzave për disa postime të vjetra në Twitter me përmbajtje homofobike.

Ndërsa shumë parashikuan një ulje të shikueshmërisë, transmetimi televiziv ishte në të vërtetë një nga më të mirët në vite, dhe trendi vazhdoi vitin e kaluar ku ishin disa personazhe të botës së artit të cilët prezantuan nominimet në kategoritë e caktuara.

Ceremonia e 93-të e Çmimeve të Akademisë do të zhvillohet të Dielën e 25 Prillit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz cmimet oscar 2021 steven soderbergh cmimet oscar 2021 steven soderbergh

Sondazh

Poll