Art&Argëtim

Taylor Swift bën gjestin human, dhuron 50 mijë dollarë për Vicky Quarles, nënën e 5 fëmijëve e cila humbi burrin nga vir

24 Mars 2021, 09:33 Nga DOSJA
Taylor Swift bën gjestin human, dhuron 50 mijë dollarë për

SHBA– Taylor Swift dhe nëna e saj, Andrea kanë bërë një donacion prej 50 mijë dollarësh në një fushatë GoFundMe për Vicky Quarles e cila humbi bashkëshortin nga Covid.

Sipas UsaToday, ylli i popit dhe nëna e saj në heshtje dhuruan të Martën shumën, në një faqe të hapur nga një mik i Quarles e cila është nënë e pesë fëmijëve në Tenesi.

Sipas fushatës GoFundMe dhe Yahoo News, Theodis Ray Quarles vdiq papritmas në moshën 48 vjeç në 18 Dhjetor pasi ishte dërguar me urgjencë në spital një ditë para për vështirësi në frymëmarrje. Çifti kanë pesë vajza: Alyssa, Anaya, Asia, Allie dhe Aryah.

Me dhurimin e majmë të Swift, familja Quarles tejkaloi qëllimin e saj për mbledhjen e fondeve prej 50 mijë dollarësh e cila do të ofrojë një lehtësim financiar për nevojat themelore të familjes.

Kontributi bujar i këngëtares vjen menjëherë pas fitores së saj historike në “Grammy Awards”, duke u bërë e para artiste femër që fitoi tre herë çmimin “albumi më i mirë i vitit”.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz gofundme taylor swift vicky quarles gofundme taylor swift vicky quarles

Sondazh

Poll