EMRAT/ Shpërndanin kokainë, arrestohen 3 persona pas një hetimi 5 mujor! Sekuestrohen 2 armë zjarri (DETAJE)
24 Mars 2021, 09:23Nga DOSJA
ELBASAN– 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan pas pesë muajsh hetime nga policia e shtetit.
Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit shpërndadin drogë, ndërsa pas operacionit “Bulevardi” janë sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular.
Personat e vënë në pranga gjatë operacionit “Bulevardi”, ne Elbasan janë: Gezim Mama, Hekuran Halili dhe Simon Stefa. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Njoftimi i policisë:
Goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë. Finalizohet pas 5 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Operacioni nga DVP Elbasan dhe FNSH, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular. Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të grumbulluara gjatë hetimit 5-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, në bashkëpunim me FNSH dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u godit një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë, në qytetin e Elbasanit. Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit: G. M., 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç, të tre banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza. Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. (kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER- Albert Zaja është sjellë ditën e sotme nga forcat e policisë në gjykatën e Fierit, aty ku do të njihet me masën e sigurisë, për akuzat si i dyshuari kryes...
ITALI– Dy shqiptarë, Francesko Jata dhe Dritan Caushi kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me lënë narkotike.Mediat italiane bëjnë me...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e Devi Kasmit. Pasuritë që i janë sekuestruar Kasmit kapin një vlerë prej miliona eurosh dhe dyshohet ...
TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj do të përballet sot me institucionet e procesit të Vettingut. Imeraj, e cila aktualisht...
FIER– Albert Zaja, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kanë qënë 11 efektivë të RENEA-s të cilët shoqëronin Zajën, i cili ...
Epidemiologu Klinik, Ilir Alimehmeti deklaroi në “Wake Up” se tani në pranverë pritet një ulje e rasteve me Covid-19.“Nuk do zhduken rastet me Covid, por do ket...
Aktualitet24 Mars 2021, 07:51
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga Adrian Kacmolin, 41-vjeçarin të dënuar për lëndë narkotike. Kacmoli, ishte i shpallur në kërkim n...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, abcnews dhe syri.net kanë në faqe të parë lajmin mbi mesazhin e Y...
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 47 vendimeve në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e shkuar ku duket se vëmendja është përqendruar tek lejet e ndërtimit...