Aktualitet

Prokurorja “e hekurt” përballet sot me Vettingun/ Elisabeta Imeraj del para KPK, kalon në ‘sitë’

24 Mars 2021, 08:30 Nga DOSJA
Prokurorja “e hekurt” përballet sot me Vettingun/ Elisabeta

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj do të përballet sot me institucionet e procesit të Vettingut. Imeraj, e cila aktualisht drejton prokurorinë, është në pritje të vlerësimit në tre shtyllat e Vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sot në orën 10:00, në pallatin e Kongreseve, KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore për magjistraten, për të marrë më pas edhe një vendim. Trupa gjykuese që do të marrë vendimin për të, përbëhet nga: Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

Në lidhje me këtë çështje KLP mori vetë përsipër të bënte vlerësimin etik dhe profesional kur në mënyrë unanime votuan për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se ajo i kishte kaluar filtrat e tij të verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Ndërsa BIRN, ka publikuar dje se në vitin 2004, prokurorja Elisabeta Imeraj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, kursimet familjare kapin vlerën e 22.9 milionë lekëve. 

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është po ashtu një prej kandidateve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj elisabeta imeraj ne vetting elisabeta imeraj elisabeta imeraj ne vetting

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2021, 07:51

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga Adrian Kacmolin, 41-vjeçarin të dënuar për lëndë narkotike. Kacmoli, ishte i shpallur në kërkim n...