Aktualitet

‘Më linin në burg’/ Përballja me gjykatën e Fierit! Albert Zaja lihet në burg për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, prano

24 Mars 2021, 08:08 Nga DOSJA
‘Më linin në burg’/ Përballja me gjykatën e

FIER– Albert Zaja, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kanë qënë 11 efektivë të RENEA-s të cilët shoqëronin Zajën, i cili ishte me pranga në dorë, me xhup të errët dhe kapuç në kokë.  Në Gjykatë kanë qënë forcat Renea të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.

Përballë trupit gjykues ai është shprehur se ka frikë nga ajo se çfarë mund të vijë më pas, ndaj kërkon që të rrijë në burg. Mirëpo, ai ka shtuar se atë ditë ka qënë në Vlorë, në një makinë të shokut të tij.

Arrestimi i Zajës u bë tre ditë më parë nga forcat RENEA në Nikël. Në momentin e arrestimit ai kishte me vete një armë madje tentoi të largohej mirëpo ishte e pamundur.

Albert Zaja, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ende vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë. Të katërt, akuzohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe se janë paguar për të ndjekur viktimën për afro dy muaj, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan. Ndërsa urdhëruesit, nuk dihet ende se kush janë.

Si ndodhi krimi?

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja shkelzen kastrati albert zaja shkelzen kastrati

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2021, 07:51

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga Adrian Kacmolin, 41-vjeçarin të dënuar për lëndë narkotike. Kacmoli, ishte i shpallur në kërkim n...