Art&Argëtim

Fjalimi i Clinton/ 22 vite nga bombardimi i NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë! Kurti kryen homazhe në varret e luftëtar

24 Mars 2021, 07:29 Nga DOSJA
Fjalimi i Clinton/ 22 vite nga bombardimi i NATO-s kundër forcave serbe

KOSOVË– Data 24 mars shënon sot 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka nisur ditën duke kryer homazhe në Prekaz, më pas në në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan dhe te varri i presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.

Kurti ka dhënë disa deklaratë për shtyp, ku ka thënë se duhet të kujtohen sakrificat e luftëtarëve të Kosovës, për të ditur vlerën e lirisë. 

Dosja.al gjithashtu ka sjellë fjalimin e Presidentit të SHBA-së që urdhëroi nisjen e bombardomeve kundër forcave serbe, Bill Clinton. Ai ka thënë se do të bëjë çdo gjë për të ruajtur paqen në Kosovë. Ndërkohë që ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Grajçevci ka nderuar me medaljen “Urdhëri i Lirisë” pilotin holandez Peter Tankink, i cili mori pjesë në bombardimet kundër forcave serbe.   

Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova.

Nga bombardimet janë vrarë, sipas vlerësimeve serbe, rreth 1.200 – 2.500 ushtarë dhe civilë serbë. Janë shkatërruar në masë infrastruktura dhe objektet e ekonomisë serbe. Por janë goditur edhe ura, godina të mediave dhe objekte të tjera civile, si dhe kolona të civilëve, që në atë kohë u cilësuan si “dëme kolaterale”.

Serbia ka vlerësuar se dëmet e sulmeve të NATO-s kanë qenë rreth 29,6 miliardë euro. Humbjet nga ana e shqitparëve të Kosovës kanë qenë shumë të mëdha. Varësisht prej vlerësimeve thuhet se kanë humbur jetën rreth 15 vetë. Me mijëra njerëz edhe më tej llogariten si të zhdukur. Ndërkjohë që forcat serbe kishin dëbuar me dhunë nga Kosova më shumë se 860.000 kosovarë.

Më 12 qershor u futën në Kosovë trupat ndërkombëtare. Në fillim kishte rreth 37.200 ushtarë nga 36 vende – 30.000 nga vendet e NATO-s. Ndërkohë numri i ushtrëve të huaj në Kosovë është zvogluar në rreth 5.000.

(I.A;kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur 22-vjetori i bombardimeve te nato 22-vjetori i bombardimeve te nato

Sondazh

Poll