Aktualitet

Ndodhi në mes të Tiranës…/ Shembja e monumentit të Kulturës, Të gjithë ‘kyçin gojën’ për maternitetin, instituci

24 Mars 2021, 07:01 Nga DOSJA

TIRANË– Shembja e një pjese të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka shkaktuar një reagim të ashpër publik përgjatë ditëve të fundit. Ndërhyrja e Institutit të Ndërtimit në godinën që është cilësuar monument kulture nuk është pritur mirë, edhe pse është pretenduar se po bëhet rikonstruksioni i saj.

Deri më tani për të shpjeguar ç’po ndodh ka reguar vetëm drejtoresha e institucionit, e cila pretendoi se po ndërhyjnë vetëm në pjesën që ka dëmtuar tërmeti. Por askush tjetër nuk ka publikuar asnjë studim, ose opinionin e ekspertëve të fushës për ndërhyrjen e bërë ndaj një pasurie kombëtare.

Një përgjigje lidhur me çfarë po ndodh ka kërkuar edhe moderatori Blendi Feviu, i cili në emisionin e tij ka bërë me dije se prej 48 orësh këmbëngulje nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet lidhur me rastin. 

Kanë refuzuar të flasin: Ministria e Kulturës, Instituti i Ndërtimit dhe ai Kombëtar së Trashëgimisë Kulturore. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, pranoi të diskutonte vetëm lidhur me kërkesën funksionale të projektit. Fushë që e mbulon. 

Pra, ndërkohë që në vend po shkatërrohet një pasuri kulturore, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmend që të tregojnë “planin” e tyre, kur në fakt çdo detaj i projektit duhet të ishte publikuar. Në fakt jo! Gjithë çfarë dihet është se rikonstruksioni do të zgjasë 36 muaj dhe kushton më shumë se 466 milionë lekë. Plani nuk ka as datë fillimi dhe as përfundimi, detaje që i posedojnë edhe ndërtimet pa leje. 

Dosja.al raportoi disa ditë më parë shembjen që i ishte bërë godinës së shpallur monument kulture që në vitin 2007 me pretendimin se do të rikonstruktohet. Dy ditë pas denoncimit, e vetmja që reagoi ishte drejtoresha e spitalit, Eliona Demaliaj me “Iphone 12 pro max” në dorë tregoi se shembja ishte e domosdoshme pas lëkundjeve të tërmetit të ndodhur më 26 nëntor, 2 vitë më parë. Por përveç mjekes, ekspertët dhe përgjegjësit janë fshehur e nuk reagojnë se çfarë kanë planifikuar për godinën. 

(k.m./dosja/al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet materniteti mbreteresha geraldine rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë” materniteti mbreteresha geraldine rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë”

Sondazh

Poll