Aktualitet

Si do veprohet me skeptikët? Tomini: Do publikojmë çdo efekt anësor të vaksinave, do promovojmë sigurinë

23 Mars 2021, 21:36 Nga DOSJA
Si do veprohet me skeptikët? Tomini: Do publikojmë çdo efekt

TIRANË– Eugena Tomini ka deklaruar se punonjësit në sistemin shëndetësor do të mundohen të bindin personat që janë skeptikë ndaj vaksinave anti-Covid që kanë ardhur në vendin tonë.

E ftuar në “Open”, Tomini tha se kjo gjë do të bëhet duke publikuar në mënyrë transparente çdo efekt anësor dhe promovimi kundrejt efekteve pozitive që ka.

“Kjo përvojë nuk ishte vetëm për AstraZeneca. Grupet hezitues ekzistojnë në vaksinimet masive dhe politika është njoftimi dhe transparenca për efektet anësore. Që në dhjetor ka kaluar në një gradë më të lartë alerti për efekte më minimale deri tek ato madhore që nuk ka pasur raste deri tani as nga Pfizer, as nga AstraZeneca. Ndërkohë do të vijojë publikimi transparent i çdo efekti anësor dhe do të jetë në mënyrë publike dhe promovimi kundrejt efekteve që ka,”– tha Tomini.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini eugena tomini

Sondazh

Poll