Aktualitet

Mjeku Gentian Stroni: S’kemi pse të kemi frikë nga asnjë vaksinë, qeveritarët t’i gjejnë ku të duan, popullit i duhen

23 Mars 2021, 20:45 Nga DOSJA
Mjeku Gentian Stroni: S’kemi pse të kemi frikë nga asnjë

TIRANË– Mjeku Gentian Stroni është deklaruar pro çdo vaksine që mund të vijë në vendin tonë. I ftuar në “Open”, Stroni tha se nëse, konkretisht vksinat ruse dhe kineze po japin reultate në popullatë, nuk ka pse të jetë kundër.

Stroni tha se ndoshta ky lloj skepticizmi na lë mbrapa si popull. Ai u shpreh se qeveritarët le t’i gjejnë ku të duan vaksinat, mjafton që t’ja sjellin popullit.

“Ne të klinikës na duhet që të shohim sa më pak pacientë që humbin jetën nga Covidi. Për këtë na duhet vaksina. Qeveritarët t’i gjejnë vaksinat ku të duan, por populli duhet të vaksinohet. Për sa kohë Kina po e përdor me efikasitet vaksinën dhe ka rezultat, pse të kemi frikë ne? Pse për vaksinën ruse duhet të kemi frikë? Mos ndoshta ky lloj skepticizmi na lë mbrapa? Unë jam pro vaksinimit të popullatës, jo të na humbin jetë njerëzish nga Covidi,”- tha Stroni.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gentian stroni gentian stroni

Sondazh

Poll