Art&Argëtim

‘Ka ikur koha e Ardit Gjebreas…sahanlëpirësit janë në media sot’, moderatori befason me deklaratën

12 Maj 2019, 07:37 Nga DOSJA
‘Ka ikur koha e Ardit Gjebreas…sahanlëpirësit janë

TIRANË– I ftuar në emisionin “Rreze dielli” ishte moderatori i njohur, Ardit Roshi, i cili për momentin drejton një emision radioje bashkë me Julka Gramon. Roshi është treguar i sinqertë në mendimin e tij duke shprehur se sipas tij, Ardit Gjebreas i ka ikur koha dhe nuk duhet të bëjë më “Këngën Magjike”.

“Unë vazhdoj të jem i bindur që ka mbaruar, hiq festivalin e madh të RTSH-së. “Këngën Magjike”, nuk mendoj që Arditi duhet të vazhdojë ta bëjë më. Unë personalisht kam të paktën gjashtë vite që nuk e shoh më. Mendoj që një festival duhet, por nuk mendoj që rruga e duhur është ajo që ka zgjedhur Ardit Gjebrea”,-është shprehur Ardit Roshi.

Ndër të tjera ai ka theksuar gjithashtu faktin se sot në botën e medias përfshihen ata njerëz që janë ‘lëpirës’ dhe të paaftë.

“Një pjesë shumë e madhe e sahanlëpirësve të Shqipërisë janë në media sot, dhe kjo dihet. Fatkeqësisht kjo është situata, ecin përpara njerëz që nuk kanë studiuar, nuk kanë punuar, janë sahanlëpirës dhe të mërzit.”– ka shtuar më tej moderatori.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ardi roshi ardit gjebrea deklarate befasuese moderatore ardi roshi ardit gjebrea deklarate befasuese moderatore

Sondazh

Poll