Aktualitet

Tomini zbulon pse ekspertët ndryshuan mendim për vaksinat ruse: U rrit kurba e infektimit, për të ulur intensitetin kërkuam

23 Mars 2021, 20:40 Nga DOSJA
Tomini zbulon pse ekspertët ndryshuan mendim për vaksinat ruse: U rrit

TIRANË– Eugena Tomini ka deklaruar se ka qenë rritja e kurbës së infektimit ajo që detyroi ekspertët shqiptarë që të hidhnin sytë tek vaksina ruse dhe jo vetëm.

E ftuar në “Open”, Tomini tha se kur u vu re rritja e kurbës, komiteti i ekspertëve gjykoi si të duhur mundësinë për të oarë edhe vaksinën ruse. 

“Ndryshimi nuk është 180 gradë, se ishim fokusuar tek vaksinat e BE, siç ishin Pfizer dhe Moderna. Përpjekjet ishin që të vinin sa më shpejt. Por numri i rasteve filloi të ngrihej vrullshëm. Në shkurt patëm një rritje të kurbës. Dhe për këtë, komiteti i ekspertëve gjykuan edhe mundësinë për të hyrë edhe vaksina të tjera në vend. U bë një gjykim i mirë dhe prandaj vendosën të merreshin. Më 27 dhjetor filloi dhe vaksinimi në botë, ne ishim në tratativa për marrjen e Pfizer. Në fillim nuk kishim mendje për vaksinat nga Lindja, pasi kishim synim 500 mijë vaksina nga Pfizer. Por kurrë nuk është hequr mundësia për marrjen e vaksinave të tjera. Duke filluar që nga protokollet e vlerësimit, evoluimi përkundrejt një vaksinimi masiv të orienton drejt kanaleve të tjera të komunikimit. Për të ulur intensitetin e madh të infektimit, kërkuam dhe kanale të tjera,”- tha Tomini.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini eugena tomini

Sondazh

Poll