Aktualitet

Marrëveshja për vaksinën kineze, Tomini: Ende s’dimë sa doza do marrim, jemi në fazën e negociimit

23 Mars 2021, 20:31 Nga DOSJA
Marrëveshja për vaksinën kineze, Tomini: Ende s’dimë

TIRANË– Eugena Tomini ka deklaruar se Shqipëria ende nuk di se sa doza vaksinash do të marrë nga Sinovac, kompania që ka prodhuar vaksinën kineze, Coronavac.

E ftuar në “Open”, Tomini u pyet për aktin normativ të marrëveshjes dhe tha se pritet që në ditët në vijim të mësohen detaje të reja.

“Aktualisht jemi duke negociuar për vaksinën kineze. Akoma jemi në draft kontraktimi. Kur të përfundojë kontrata, do të jemi në dijë se sa doza do të marrim. Në 72 orët në vijim, do të kemi detaje mbi kontratën për vaksinën kineze. Nuk kemi diçka të definuar përfundimisht,”- tha Tomini.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini eugena tomini

Sondazh

Poll