Aktualitet

Zbardhen detaje nga aksioni në Elbasan, dy vëllezërit e arrestuar u përleshën me forcat RENEA, e kishin kthyer lokalin në

23 Mars 2021, 19:55 Nga DOSJA
Zbardhen detaje nga aksioni në Elbasan, dy vëllezërit e arrestuar

ELBASAN Dosja.al ka zbardhur detaje nga aksioni i zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan dy vëllezërit Erzen dhe Gëzim Mane. Mësohet se këta të fundit janë përleshur fizikisht me forcat RENEA dhe kanë bërë rezistencë në momentin e arrestimit.

Brenda lokalit që administrohej nga dy vëllezërit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri e lëndë narkotike gjithashtu. Këtë biznes, Erzen dhe Gëzim Mane e kishin kthyer në pikë shitjeje droge ku mbanin dhe armë.

Tashmë vëllezërit janë dërguar në komisariat. Kontrollet u ushtruan mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku blutë janë vënë në kërkim të ‘problematikëve’. Kontrolle ka edhe në Durrës gjithashtu. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen vellezerit mane erzen mane gezim mane renea aksione ne vend arrestohen vellezerit mane erzen mane gezim mane renea aksione ne vend

Sondazh

Poll