Aktualitet

Shqipëria pritet të marrë vaksinën ruse, Bino: Coronavac i ka filluar provat që korrikun e kaluar, jemi në garë me kohën

23 Mars 2021, 19:13 Nga DOSJA
Shqipëria pritet të marrë vaksinën ruse, Bino: Coronavac i

TIRANË– Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar se vaksina kineze, për tëcilën Shqipëria firmosi sot një marrëveshje, është mjaft e sigurtë. Në një prononcim për ABCNeës, Bino tha se kjo vaksinë është përdorur nga Turqia, Tajlanda, Filipinet, Kili, Meksika, Kina Brazili, Azerbajxhani dhe vendet aziatike, ku ka treguar efikasitet.

Bino tha se Shqipëria është në garë me kohën, por që do ta marrë edhe këtë vaksinë, në mënyrë që të realizohet vaksinimi masiv.

Kjo vaksinë i ka filluar provat e fazës së tretë që në korrik të 2020 në Kinë, ka filluar po ashtu në Brazil, Turqi, Kili të cilat kanë vlerësuar dhe efikasitetin ndaj sëmundjes me 50.6 % dhe shkonte 100 % te rastet më të rënda dhe 83% për rastet që kërkonin hospitalizim. Qëllimi i vaksinave është ulja e vdekshmërisë dhe i shtrimeve në spitale. Kjo nuk ka lidhje me efikasitetin por një gjë e tillë lidhet dhe me parandalimin e përhapjes. Kjo është një vaksinë e përdorur nga Turqia, Tajlanda, Filipinet, Kili, Meksika, Kina Brazili, Azerbajxhani dhe vendet aziatike.

Për të qenë të sigurtë për përdorimin në popullatë ne kemi të dhëna nga Turqia dhe ajo që është e rëndësishme është se ne jemi në garë me kohën në lidhje me vaksinimin. Për këtë ne duhet të jemi të sigurtë për vaksinën, dhe duke kaluar fazën e parë dhe të dytë kjo është një vaksinë që ka të dhëna të mira për përdorim. Gjithashtu ne duhet të jemi të përgatitur për çdo efekt anësor që mund të japë. E rëndësishme është që vaksinat të ndihmojnë në imunizimin e popullatës sonë. AstraZeneca është një vaksinë vektoriale, Sputnik Vqë dallon se ka dy lloj vaksinash dhe po marrim një vaksinë me virus të imunizuar,”- tha Bino.

Pas futjes së vaksinës, Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik, qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për të marrë edhe vaksinën kineze Coronavac, e krijuar nga kompania Sinovac. Sipas Aktit Normativ, vaksinat do të vijnë përmes kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Pritet që 300 mijë vaksina të vijnë në fillim të muajt prill.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll